Revista PERPJEKJA
Komandati legjendar: Ndërtimi i një master-narracioni shqiptar në Kosovën e pasluftës
E Dielë, 09 Tetor 2011 08:53 Publikuar në Nr. 23Konstruktimi në vazhdim pas lufte i dëshmorëve, kujtesës dhe kombit shqiptar në Kosovë ka prodhuar trope ikonike të rezistencës militante të unitetit dhe të pavarësisë kombëtare. Ky vlerësim kritik interpretues, i mbështetur në vite të tërë të angazhimit etnografik dhe politik të autorëve me shqiptarët e Kosovës së pasluftës, fokusohet në krijimin e një master- narrative të përqendruar në flijimin sublim të udhëheqësit kryengritës të UÇK-së, Adem Jashari, i njohur si Komandanti Legjendar.
Para pak kohësh, në zgjedhjet lokale që u bënë në Angli, së bashku me humbjen e rëndë të Blair-it, ra në sy edhe një fenomen më anësor, por që u komentua jo pak në shtypin botëror: rritja e partisë së ekstremit të djathtë British National Party që është partia raciste.
Oksidentalizimi i së shkuarës dhe orientalizmi i së tashmes: Identiteti "evropian" i shqiptarëve sipas shkrimtarit Ismail Kadare e Presidentit Aleksander Moisiu
E Dielë, 09 Tetor 2011 08:44 Publikuar në Nr. 23Paralelisht me rritjen e shanseve të Shqipërisë për t u integruar në Bashkimin Evropian, vërehet një shkallëzim i ligjërimit politiko-intelektual shqiptar rreth identitetit evropian të shqiptarëve. Edhe pse një ligjërim i tillë, që përpiqet të përafrojë identitetin shqiptar me një identitet të perceptuar evropian, nuk paraqet asgjë të re si argument, shumë pak vëmendje i është kushtuar mënyrës së formulimit tij dhe pasojat për hapësirën politiko-intelektuale shqiptare dhe, nga ana tjetër, sa përputhet ai me ligjërimin e sotëm jashtë Shqipërisë.
Në këtë artikull përdorim konceptet modernitet i ngurtë dhe modernitet i lëngët të sociologut Zygmunt Bauman për të analizuar dhe kritikuar përdorimin identitar të Evropës prej Ismail Kadaresë, në tekstet Koncert në fund të dimrit (Kadare, 1988) dhe Identiteti evropian i shqiptarëve (Kadare, 2006). Argumenti ynë është se Evropa përdoret prej Kadaresë për të përforcuar iluzionin e një identiteti të ngurtë dhe të pandryshueshëm të shqiptarit, brenda kuadrit të ndërtimit të shtetit dhe shoqërisë moderne shqiptare gjatë komunizmit dhe paskomunizmit.
Fryma romantike dhe nacionaliste në debatin për identitetin shqiptar
E Dielë, 09 Tetor 2011 08:34 Publikuar në Nr. 23Ky shkrim ka për qëllim të shqyrtojë disa nga idetë që shkrimtari më i njohur shqiptar, Ismail Kadare, ka shprehur në lidhje me historinë dhe identitetin shqiptar. Shqyrtimi do të përqëndrohet edhe mbi mënyrën sesi opinioni publik, në radhë të parë media, i ka përcjellë këto ide. Do të përpiqem të nxjerr në pah se në këtë rast marrëdhënia autor-audiencë përçon një frymë romantiko-nacionaliste. Një frymë e tillë, sidomos në mënyrën e konceptimit të historisë, e ka zanafillën në kohën e Lëvizjes Kombëtare (1878-1912).
Dimensioni banal nën intelektualizmin postkomunist shqiptar
E Dielë, 09 Tetor 2011 08:30 Publikuar në Nr. 23E keqja është banale thotë Hannah Arendt në mbyllje të librit Eichmann in Jerusalem: Report on the Banality of Evil (Eikmani në Jeruzalem: raport mbi banalitetin e së keqes). Një konstatim i thjeshtë ky, që përmbledh në dy fjalë të vetme mekanizmat pervers që prekin mënyrën e të menduarit në shoqëritë që përjetojnë eksperiencën e regjimeve totalitare. Duke reflektuar në tërësi për shndërimet që pëson figura e intelektualit brënda këtij konteksti si dhe, në veçanti për rolin e luajtur nga intelektualët tanë gjatë periudhës së diktaturës e deri më sot, ndër të tjera, të vjen ndërmend kjo thënie e Arendt-it.
Me përjashtim të ndokujt që ka vizituar Shqipërinë apo që të njeh personalisht, kur thua në biseda me të huaj se je shqiptar, shumicës prej atyre që e dinë se ç'është dhe ku bie Shqipëria u dalin menjëherë
Më 28 nëntor 2010, 52.9 % e votuesve zviceranë dhe 17 prej 24 kantoneve të Zvicrës votuan pro referendumit të Partisë Popullore Zvicerane (SVP) që bën thirrje për deportimin automatik të të huajve të dënuar për krime që shkojnë nga vrasja dhe përdhunimi e deri tek shitja e drogës dhe mashtrimi me sigurime shoqërore.
Në këtë kapitull të nxjerrë nga libri i tyre La Scoperta dell’Albania (“Zbulimi i Shqipërisë”, Edizioni Paoline, Milano 1996), autorët analizojnë reagimet e para të shtypit italian ndaj zbarkimit të refugjatëve shqiptarë në brigjet e Italisë së Jugut në fillim te vitit 1991.
Kjo është një analizë në formë eseje nga Ardian Vehbiu e fenomenit të kampit të refugjatëve, e bazuar në përvojën e drejtpërdrejtë të autorit si punonjës i ndihmës humanitare në Kampin e Refugjatëve Shqiptarë në Kapua, pranë Napolit, pas valës së parë të eksodit shqiptar në Italinë e Jugut në prill të 1990-s.