Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore » Nr. 30-31
E Enjte, 18 Pri 2024

Nr. 30-31

E Mërkurë, 22 Maj 2013 07:06

Editorial

Publikuar në Nr. 30-31 Shkruar nga Fatos Lubonja
Para disa kohësh në shtypin shqiptar doli një peticion i mbiquajtur: "Kundër rishikimit të historisë nën mbikqyrjen e autoriteteve shtetërore turke" i firmosur nga një numër i madh intelektualësh, i cili na tërhoqi veçanërisht vëmendjen pasi rishkrimi i histori/ografisë është një nga seksionet kryesore të Revistës Përpjekja. Edhe ky numër mbi Pavarësinë që po del pas festimeve të 100 vjetorit është, sipas nesh, një rishkrim i historiografisë në kuptimin e botimit të teksteve që e interpretojnë ndryshe këtë ngjarje nga si e interpreton historia jonë zyrtare. Nuk mund prandaj që, duke paraqitur këtë numër, të mos ballafaqohemi me këtë peticion në mbrojtje të punës që kemi bërë dhe bëjmë. "Faktet historike dhe argumentet shkencore, janë ngjarje dhe momente jetike në historinë e një kombi. Ato s'mund të ndryshohen me ndërhyrje të jashtme…" thuhet në hyrje të peticionit. Në këtë pohim, që përbën si të thuash preambulën e peticionit, bien në sy tre gjëra: Së pari, sipas firmëtarëve "faktet historike" dhe "argumentet shkencore" identifikohen me njëri-tjetrin duke u quajtur "ngjarje" dhe "momente historike". Kjo të çon tek ideja e së "vërtetës objektive" aq e ekzaltur në kohën e sundimit të ideologjisë. Ndërkaq, ne mendojmë se ka shumë kohë, të paktën që…
Faqja 1 nga 3